19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, eurokomisari Varhejl biseda telefonike me Zaevin dhe Mickoskin

Eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Oliver Varhejl, nëpërmjet Twitter-it ka informuar, se ka zhvilluar bisedë telefonike me liderin e LSDM- së, Zoran Zaev dhe atë të VMRO-DPMNЕ-së Hristijan Mickoski, ku temë kryesore kanë qenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe mbajtja e tyre në mënyrë demokratike.

Gjithashtu thuhet se kanë biseduar edhe në lidhje me ngjarjet shëndetësore dhe ekonomike në vend si dhe për gjendjen me Covid-19./TV21

Të fundit