Zgjedhjet parlamentare, BESA: Vendi duhet të ketë qeveri politike (VIDEO) – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Zgjedhjet parlamentare, BESA: Vendi duhet të ketë qeveri politike (VIDEO)

Çështja rreth mbajtjes së zgjedhjeve ende është temë aktuale politike në opinion. Por fjalën e fundit në lidhje me atë se kur do të mbahen, e kanë anëtarët e Komisionit për sëmundje infektive.

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, për TV21 tha se pajtohet se prioritet kryesor është shëndeti i qytetarëve dhe tejkalimi i kësaj situate, por theksoi se është shumë e rëndësishme që shteti të ketë Qeveri politik.

“Sfidat e ardhshme shëndetësore po ashtu edhe ekonomike do të jenë më të mëdha dhe për tu përballur me to do të duhet të sillen vendime të guximshme me përgjegjësi të lartë politike. Shpresojmë se në takimin e liderëve do të arrihet konsensus i gjerë edhe për këtë çështje, dhe në qershor të ketë zgjedhje”, tha Kastriot Rexhepi, nënkryetar i Lëvizjes Besa.

Related posts

Fillon me punë fabrika e re e qelqit në ZZHTI Tetovë

Televizioni Koha

22 raste të reja nga 462 teste, ndërroi jetë një paciente nga Shkupi

Televizioni Koha

UNICEF dhe UNESKO: Hapja e sërishme e shkollave nuk mund të presë

Televizioni Koha

Leave a Comment