01/12/2023
13.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zgjidhen prokurorët në PTHP Gostivar, Shkup dhe në Strugë

Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotshme të 87-të me nga nëntë vota “për” zgjodhi Zura Selimi, Aleksandra Damnjnovska-Nikollovska, Igor Dimitrovski dhe Valnesa Bizaki-Dilali, për prokurorë publikë në prokuroritë themelore publike në Gostivar, në Shkup dhe në Strugë.

Të gjitë kandidatët kanë pëfunduar me sukses trajnimin në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë dhe fillojnë me punë nga 1 nëntori i këtij viti.

Në PTHP Shkup është zgjedhur një prokuror publik, në PTHP Gostivar dy dhe në Strugë është zgjedhur një prokuror publik.

Në konkursin për porkurorë publikë në PTHP Shkup janë paraqitur dy kandidatë, gjithashtu dhe në PTHP Strugë, dy kandidatë.

Këshilli në seancë e sotshme, gjithashtu , duhet të shqyrtojë dhe raportet vjetore për punën e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – PTHP-NKO Shkup dhe për punën e Prokurosisë Publike në zonën e Prokurorisë së Lartë Publike Shtip.

Të fundit