20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zhbogar: BE-ja do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut për ballafaqim me koronavirusin

Euroambasadori Samuel Zhbogar përmes profilit të tij në Tuiter e paralajmëroi ndihmën e BE-së për Maqedoninë e Veriut në ballafaqimin me koronavirusin.

“Të gjithë jemi së bashku në luftën kundër virusit të keq. Në këtë kohë të nevojës, BE-ja do ta mbështesë Maqedoninë e Veriut deri në 4 milion euro për nevoja urgjente, 50 milion për rikuperim social dhe ekonomik, 9 milion për sektorin privat dhe deri 3 milion euro mbështetje direkte buxhetore”, shkruajti euroambasadori Zhbogar.

Ai e përshëndeti edhe vendimin e BE-së për fillim të negociatave inkuadruese me vendin.

“Jam krenar që edhe në këto kohë të rënda, vendet-anëtare të BE-së i pranuan përpjekjet e Maqedonisë së Veriut dhe vendosën të fillojnë negociata për inkuadrim. Filloi udhëtimi ynë i përbashkët. #idninazaedno #napredzaedno #EUsoTebe #EUwithU”, porosit euroambasadori Samuel Zhbogar. sa/

Të fundit