25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zhytje në ujin e ngrirë të Detit të Veriut, holandezët festojnë Vitin e Ri!

Me mijëra holandezë e kremtuan Vitin e Ri me zhytjen tradicionale në ujërat e ngrirë të Detit të Veriut në Scheveningen, pranë Hagës.

Me rrobe banjo e kapuçë në kokë, ata u sulën drejt ujit, teksa rojet e plazhit qëndronin në gatishmëri për të ndihmuar këdo që mund të kishte nevojë.

“Dua të shkojë të notoj, është kaq bukur, po kënaqemi pa masë”, thotë një fermer.

Unë jam nga Rotterdam dhe është fantastike që po e bëj këtë. Është hera e parë që e provoj, dhe sinqerisht ua rekomandoj të gjithëve, thjesht merrni për çdo rast një komardare me vete”, shprehet një turist.

“Unë jam nga Gambia, por desha të provoj këtë traditë holandeze. Më duket shumë bukur”, thotë një tjetër.

Evente të ngjashme u mbajtën edhe në qytete të tjera të Holandës. Notarët holandezë ishin më me fat këtë radhë se herët e tjera pasi ky vit ishte më i ngrohtë, dhe temperatura prej rreth 7 gradë Celsius në ujin e Detit të Veriut, ishte më e lartë e matur ndonjëherë atje në këtë periudhë.

Kjo traditë holandeze filloi në vitin 1960 në qytetin bregdetar Zandvoort, përpara se të shndërrohej gradualisht në një ngjarje popullore mbarëkombëtare për holandezët për të përshëndetur kështu hyrjen e vitit të ri.

Të fundit