25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ziadin Sela dje në Gostivar në parkun e qytetit diskutuan për problemet e rinisë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot qëndroi në Gostivar ku bashkë me të rinjtë e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në parkun e qytetit diskutuan për problemet e rinisë.

Problemet e rinisë ai i quajti si një alarm që bien mbi kokat e politikanëve për kohën që nuk duhet humbur dhe për ndryshimin që duhet sjellë sa më shpejtë me qëllim që të parandalohet ikja e rinisë nga vendi.

“Ne nëpërmjet ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të hapim vende pune akoma më tepër për shqiptarët dhe do t’i lirojmë ato vende pune të cilët padrejtësisht u janë zënë shqiptarëve. Me siguri që në institucionet e pushtetit qendror këtu në Gostivar numri i maqedonasve të punësuar kalon 60% në ndërkohë që Gostivari dhe rrethina shqiptare ku merr shërbime tek këto institucione qendrore me siguri që i kalon mbi 80% shqiptarë. Nëpërmjet këtij ligji ne synojmë që 80% punësimi të reflektojë realitetin etnik që ka çdo vendbanim dhe çdo komunë ku merren shërbimet . Kjo për ndërmarrjet publike, por nga ana tjetër edhe për ndërmarrjet private të cilat veprojnë brenda përbrenda territorit të asaj komune” theksoi Sela.

Ai gjithashtu shtoi se punësimet duhet t’i përshtaten realitetit që ka Gostivari.

Të fundit