Ziadin Sela nga Tetova: Rruga Tetovë-Prizren dhe teleferiku për Kodrën e Diellit, prioritete të qeverisjes sonë! – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Ziadin Sela nga Tetova: Rruga Tetovë-Prizren dhe teleferiku për Kodrën e Diellit, prioritete të qeverisjes sonë!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela këto ditë është duke zhvilluar takime me banorën e Tetovës, përcjell GazetaExpress.

Karavani i ASH u udhëhequr nga Ziadin Sela, Sekretari Gjeneral i ASH Arben Taravari, Nënkryetari Vullnet Ferati, Zëdhnësi i ASH, Flakron Bexheti, deputetja e Arta Toçi dhe Kryetari i FRASH Omer Ajdini kanë vizituar Reçicën e Vogël, Reçicën e Madhe, Lagjen Teqe, Bregu i Diellit, ndërsa sot takimet do te vijojnë Carshi e Epërme Vëllazërimi dhe Qendër.

Në këtë bashkëbisedim me qytetarët Kryetari i ASH-së ka biseduar për nevojën e ndryshimit që pritet të ndodh më 12 Prill. Ai tha se BDI e ka të pamundur kët fushate te dal para qytetarëve sepse ka deshtuar ne premtimet e dhëna, andaj eshtë koha qe shqiptarët ta ndëshkojnë.

Sela kujtoi opinionin se me qeverisjen e ASH, rruga Tetovë -Prizren do te filloj të ndërtohet dhe do te behet realitet. Ai gjithashtu foli edhe për rëndësinë “Kodrës së Diellit” si nje aset i rëndsishëm turistik por edhe ekonomik per Tetovën duke premtuar edhe ndërtimin e Teleferikut që lidh Tetovën dhe Kodrën e Diellit.

Nga Reçica e Vogël, Sela përkujtoj të pranishmit se BDI për dy dekada ne pushtet nuk arriti te përmbush premtimin e dhene disa herë për ndërtimin e Shkollës fillore në këtë vendbanim ku lindi UT. “Këtë do ta bëjmë realitet me qeverisjen tonë”, theksoi Sela./GazetaExpress/B.Lika/

Related posts

Ministria e Shëndetësisë: Vaksinat që përdoren në Maqedoni janë nga prodhues të licencuar nga OBSH

Televizioni Koha

Këmbësor humb jetën në rrugën rajonale Strugë – Dibër

Televizioni Koha

Konkurs për ndarjen e çmimit shtetëror “ 22 Nëntori

Televizioni Koha

Leave a Comment