28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zjarr në barakat e improvizuara afër Qendrës Sportive në Tetovë, një i vdekur

Sot rreth orës 03:50 pas mesnate është përhapur zjarr në barakat e improvizuara afër Qendrës Sportive në Tetovë.Disa minuta më vonë në vendngjarje kanë arritur ekipet e zjarrfikësve, të cilët pas shuarjes së zjarrit kanë vërejtur një trup të pajetë dhe të djegur brenda barakës.

Rastin është konfirmuar edhe nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Aktualisht ka përfunduar hetimi në vendngjarje, ndërsa për shkak se trupi është karbonizuar tërësisht, me qëllim të identifikimit përmes ADN-së, trupi është dërguar në Institutin Mjeko-ligjor në Shkup. Sipas informatave të para dyshohet se bëhet fjalë për person të pastrehë.

Të fundit