16/10/2024
11.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zjarr në një objekt afarist në dalje të Tetovës, SPB apelon që qytetarët me probleme respiratore të mos dalin jashtë

Një depo për materiale ndërtimore që ndodhet në dalje të Tetovës është përfshirë nga zjarri, raporton Portalb.mk.

Ekipet e zjarrfikësve po ndodhen në terren, ndërkaq nga SPB Tetovë apelojnë që qytetarët me probleme respiratore të mos dalin jashtë pasi që nuk dihet nëse materialet që digjen janë të dëmshme.

“Rreth orës 09:30 është lajmuar se në një fabrikë për prodhimin e izolimeve, stirodulit dhe stiropolit, afër monopolit, te rruga “Iliria” ka shpërthyer zjarr. Momentalisht nuk ka informata për të lënduar. Apelojmë që qytetarët që kanë problem me frymëmarrje dhe organet respiratore të mos dalin pa nevojë jashtë sepse ende nuk dihet se sa mund të jetë i dëmshëm djegia e këtyre materialeve”, tha  zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Të fundit