17/04/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zjarret përfshijnë jugun e Shqipërisë

Prej disa ditësh zjarret dhe tymi kanë përfshirë jugun e Shqipërisë, ku flakët kanë djegur qindra hektarë pyje, por më problematike situata paraqitet në Tragjas dhe Karaburun, ku flakët janë riaktivizuar duke djegur sërish sipërfaqe të tëra. Në Ksamil, rrezikohet edhe zona e banuar. Një tjetër vatër zjarri u aktivizua gjatë mbrëmjes së djeshme në Malin e Milesë.

Aktualisht sipërfaqe të tëra janë duke u djegur në pika të ndryshme ,ndërsa në Karaburun zjarri po i afrohet parkut të Llogarasë.

Zjarrfikësit po luftojnë me mjete rrethanore dhe në kushte mjaft të vështira që të vënë në kontroll vatrat e zjarrit.

Situatë problematike duket edhe në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fier.

Të fundit