25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zjarrfikësit tetovarë pastruan shtratin e lumit Shkumbin nga trungjet e ngujuara brigjeve të tij

Zjarrfikësit tetovarë në ditët e fundjavës patën aksion për pastrimin e shtratit të lumit Shkumbin përgjatë brigjeve të tij. Me ndihmën e mekanizmit adekuat u prenë dhe mënjanuan drunjtë nga brigjet me qëllim që të mundësohet qarkullimi i ujit të lumit.

“Gjatë dy ditëve, të shtunën dhe të dielën u punua në brigjet e lumit Shkumbin. Që prej vitit 2015 kur pati vërshime në këto brigje u ngujuan shumë trungje të drunjve. Duke pasur parasysh se tani u kompletuam me pajisje mbrojtëse, iu qasëm mënjanimit të drunjve. Në vende të caktuar duhej të përdornim litarë për mbajtje dhe me sharra elektrike dhe sëpata të prehen drunjtë”, deklaroi shefi i njësisë zjarrfikëse nga Tetova, Uka Aliti.

Brigjet e lumit janë ndërtuar në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar pasi që në vitin 1979 ka pasur vërshim të madh, me qëllim që të mbrohet qyteti nga shtresat e dheut, shkëmbinjtë dhe drunjtë. Gjatë vërshimit të fundit në gusht të vitit 2015, tre nga gjithsej gjashtë diga janë dëmtuar. .

Të fundit