01/10/2022
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zjarri në Krivollak është shuar tërësisht, ka edhe disa vatra në komunën e Vasilevës

Zjarri i cili dje e përfshiu poligonin e Armatës, Krivollak është shuar tërësisht. Gjatë natës ra shi i fuqishëm, i cili tërësisht e ka shuar zjarrin, ndërsa zjarri midis fshatrave Vlladievci dhe Trebiçino në komunën e Vasilevës gjatë natës e ka ulur intensitetin, deklaroi për MIA-n drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov.

Ai theksoi se prej herët në mëngjes ka edhe shtatë-tetë vatra, ku shihet tym, por nuk ka djegie aktive.

“Në terren janë të pranishëm 27 persona, nga të cilët 15 persona nga komuna e Vasilevës, tetë persona nga ekipi i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe katër persona nga Pyjet kombëtare të Belasicës. Ata mundohen t’i shuajnë këto tetë pika të cilat edhe pse nuk digjen, me rritjen e temperaturës gjatë ditës mund të fillojnë të digjen dhe ta vazhdojnë zjarrin mëtutje”, shton Angelov.

Të fundit