19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zjarri në Tetovë, ministri Nuredini thotë se cilësia e ajrit është në kuadër të normales

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, sot ka vizituar vendin e ngjarjes ku dje shpërtheu zjarri në ambientet e ish fabrikës “Tabak Makedonija” dhe “Pofix” në Tetovë, njofton Portalb.mk.

“Është një aksident që ka ndodhur. Është mirë që të gjitha institucionet shtetërore dhe pushteti lokal, kryetari kanë bashkëpunuar dhe kanë qenë të koordinuar që të jetë nën kontroll. Me siguri Qeveria do të jep përkrahje në çdo mënyrë të mundshme. Me rëndësi është që ta dinë qytetarët se vlerat e kualitetit të ajrit, tash për tash, janë brenda normalitetit dhe vazhdojmë me koordinimin me kryetarin e komunës dhe do t’i informojmë qytetarët nëse ka ndryshim në vlerat e kualitetit të ajrit. Ky është një rast që për në të ardhmen të mos ndodh edhe njëherë”, deklaroi Nuredini.

Ndryshe, zjarri në hapësirat e ish fabrikës “Makedonija Tabak” dhe “Pofix” është vënë në kontroll, ndërkaq ekipet zjarrfikëse vazhdojnë me aktivitetet për fikjen e plotë. Ekipi i Armatës për mbrojtje nga armët atomike, kimike dhe biologjike ka konstatuar se në ajër nuk ka grimca të gazrave helmues, ndërkaq kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njoftoi se sot do të vazhdojë procesi mësimor.

Të fundit