28/09/2023
24 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zjarri që ra para 1 dite në pikën e trajtimit të mbeturinave në afërsi të fshatit Stençe të Komunës së Bervenicës, vazhdon të jetë aktiv

Zjarri që ra para 1 dite në pikën e trajtimit të mbeturinave në afërsi të fshatit Stençe të Komunës së Bervenicës, vazhdon të jetë aktiv, duke ndotur ajrin e gjithë fushës së Pollogut. Me kërkesë të zjarrfikësve të Tetovës, sot këtë vatër zjarri e vizitoi edhe drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojaçe Angellov, i cili thotë se do të marrin masat e nevojshme për shuarjen e zjarrit.
Deklaratë: Stojançe Angellov – Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza
“Është karakteristike për të gjitha deponitë që marrin flakë. Shumë vështirë fiken. Për momentin kemi edhe disa deponi tjera aktive në shtet të cilat nuk po mund t’i fikim. Mbrëmë mora ftesë nga komandati i zjarrfikësve të Tetovës, më lajmëroi se deponia ka marr zjarr dhe se nuk po mund ta fikin. kemi biseduar me specialistë të deponisë të cilat na kanë thënë se përderisa mbeturina nuk groposen, tymi nuk mund të ndalet sepse tani më shumë nxjerr tym sesa që ndezet, ndërsa tymi është shumë i dëmshëm dhe përveç se ka aromë jo të mirë edhe bën shumë dëm. Është shumë e dëmshme për qytetarët dhe ata nuk duhet të thithin ajër të tillë”.
Ndërkaq në terren vazhdojnë të qëndrojnë ekpiet e zjarrëfikësve të Tetovës po qëndrojnë në këtë zonë duke u munduar që të lokalizojnë dhe të fikin zjarrin. Komandanti i njësitit territorial kundër zjarrit, Avni Ameti thotë se deri më tani kanë dërguar mbi 40 maunë më ujë, por që tentimi për ta shuar ka qenë i kotë, duke marr parasysh temperaturat e larta dhe motin e thatë.
Deklaratë: Avni Ameti – Komandat i Zjarrfikësve të Tetovës
“Dihet që kjo deponi ka shkaktuar ajër jo të pastër edhe në Tetovë por edhe në të gjithë pollogun. Ne me çdo kapacitet që kemi mundohemi që ta vëndojmë në kontrollë situatën. Deri më tani kemi arritur dikun 40 kamionë të cilët kanë hudhur gjatë gjithë kohës ujë. Kuptohet një kamion ka 10 ton ujë, kështu që kuptohet edhe sasia e madhe e ujit. Siç edhe ceki drejtori, nga ekspertët do të duhet që patjetër këtë deponi ta mbulojmë me dhe. Hapësirë shumë e madhe prej 40 mijë metër kator”.
Në terren ishte edhe ekipi i SPB Tetovë të cilët ishin duke hulumtuar rastin se si ka ardhur deri te zjarri dhe nëse zjarrvënia ka qenë e qëllimshme ose jo. Kjo pikë grumbullimi menaxhohet nga një kompani private, emrin dhe pronarin e të cilës nuk mundëm ta sigurojmë për shkak të agresivitetit të pronarit që ishte në terren. Kjo kompani ka edhe leje për menaxhim dhe trajtim të mbeturinave nga Ministria e Mjedisit Jetësorë. Sipas informacioneve tona jo zyrtare, kompania në fjalë ka marrëveshje me disa komuna të rajonit të Pollogut ndërsa tani është në prag në nënshkrimit të marrëveshjes edhe me Komunën e Gostivarit dhe atë të Tearcës./ Tv Koha /

Të fundit