20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zjarri sërish e kaploi deponinë Rusino

Deponia rajonale Rusino, prej mbrëmë sërish është kapluar nga zjarri. Stuhia e zjarrit ka qenë intensive rreth mesnatës dhe ka shkaktuar reagime te banorët e Gostivarit dhe lagjet rreth tij, të cilët janë ankuar për aromën e pakëndëshme dhe tymin në ajër.

Sipas Isak Lazamit, drejtor i Ndërmarrjes komunale në Gostivar, zjarri është paraqitur diku rreth orës 20, pas çka janë ftuar zjarrfikësit. Shuarja e zjarrit ka qenë e vështirë, pasi siç thotë Lazami, ai është paraqitur në një terren të paqasshëm.

“Nga njohuritë e para dhe informatat me të cilat disponojmë, shkaku për zjarrin është faktor njeriu. Në afërsi të deponisë janë djegur pneumatikë (goma të automobilit) të vjetra, ndërsa zjarri në mënyrë të pakontrolluar është përhapur në mbeturinat”, tha Lazami.

Zjarri, në mëngjes është lokalizuar, por vërehet tymi i cili del nga deponia.

Lazami dërgoi apel deri te organet kompetente që t’i zbulojnë autorët dhe shkaqet për shkaktimin e zjarrit dhe ta zbardhin këtë rast.

Për një javë ky është rasti i dytë i zjarrit në këtë deponi rajonale. bsh/

Të fundit