20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zona industriale zhvillimore, investim nga kompania tajvaneze “Yageo”

Mbi 3.900 të punësuar dhe një investim total prej 205 milionë euro për dhjetë vjet, parashikon marrëveshja e nënshkruar  në Taipei nga drejtori i Zonës Zhvillimore Teknologjiko-Industriale dhe njerëzit e parë të korporatës tajvaneze “Yageo”. Kjo kompani në vendin tonë planifikon të prodhojë pjesë rezervë dhe komponentë për automjetet elektrike, si dhe pajisje të sofistikuara për teknologjitë e gjelbra. Do të ndërtohen dy kapacitete prodhuese, një në Shkup deri në korrik vitin e ardhshëm dhe pastaj duhet të fillojë faza e dytë në Shtip.
“Para se të vinim këtu, mediat më pyetën pse Maqedonia, për dy arsye, së pari që kemi një përvojë të mirë me ju për më shumë se 10 vjet dhe tjetra është që qeveria është gjithmonë miqësore me investitorët e huaj, vendi është stabil, ka një kualitet të mirë të fuqisë punëtore dhe shpejtësi të realizimit.”, – deklaroi drejtori ekzekutiv i “Yageo”, Dejvid Vang.
Procesi i negociatave ka qenë i vështirë pasi në garë kanë qenë edhe disa vende nga rajoni, por në fund është arritur qëllimi, thotë drejtori i Zonës Zhvillimore.
“205 milion euro mjete reale të cilat do të hyjnë në Maqedoni dhe do të sjellin rreth 4 mijë vende të reja pune. Po sjellim teknologji të shekullit 21, Maqedonia me këtë investim bëhet pjesë e vendeve të cilat sigurojnë komponente vitale për prodhues të cilat janë brende botërore.”, – theksoi drejtori i ZZHTI-së, Jovan Despotovski.
Nëpërmjet video-lidhjes kryeministri Kovaçevski tha se politikat për tërheqjen e investimeve po japin rezultat.
“Me konceptin e ri të nxitjes së investimeve, arritëm ta vendosim vendin tonë mjaft lart në hartën e destinacioneve që kanë kapacitet dhe kushte për të realizuar investime me kualitet të lartë nga të cilat do të përfitojmë ne si vend, por më e rëndësishmja investime që sjellin përfitim  të drejtpërdrejtë për qytetarët.”, – u shpreh kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Të gjitha kompanitë në zonën zhvillimore numërojnë rreth 17 mijë të punësuar, vetëm me këtë investim pritet që numri i punëtorëve në vitet e ardhshme të rritet për 30%./ mrt.com
GAZMEND KURTISHI

 

Të fundit