20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zvicër, 9 mijë raste dhe 90 viktima si pasojë e COVID-19

Zvicra numëron gati 9,000 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 90 viktima në të gjithë vendin.

Këtë e bën të ditur Zyra Federale për Shëndet Publik, duke shtuar se është e parakohshme të thuhet se numri i rasteve të reja ka filluar të bjerë.

Numri i rasteve të reja është rritur me më pak se 1.000 që nga dita e djeshme, një rritje pak më e vogël në krahasim me ditët e kaluara.

“Ne patjetër do të na duhen disa ditë më shumë para se të flasim vërtet për një rënie të numrave ose një tendencë. Ka shpresë. Por seriozisht, na duhet një kohë që të arrijmë në rezultate përfundimtare,” tha Patrick Matisse, kreu i departamentit të menaxhimit të krizave të Ministrisë së Shëndetësisë.

/Ora News.tv/

Të fundit