19/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zvogëlohet blerja dhe shitja e produkteve bujqësore

Në tremujorin e parë të vitit 2020 në vend janë blerë dhe janë shitur produkte bujqësore në vlerë të përgjithshme prej 4,29 miliardë denarë që është për 2,9 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, tek blerja e produkteve bujqësore prej prodhuesve individualë është vërejtur ulje për 5,1 për qind, ndërsa tek shitja e produkteve bujqësore nga prodhimi personal ka rritje për 3,1 për qind.

Rritja e blerjes dhe shitja e produkteve bujqësore është vërejtur tek frutat dhe produktet e qumështit, ndërsa ulje ka tek grurët, bimët industriale, bimët kopshtare, rrushi, pijet alkoolike, gjedhet, shpezët he vezët, qumështi dhe peshku.

Të fundit