28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zyberi: Vetëm një subjekt i tretë mund t’i tejkalojë tendencat bipolare të cilat po ngadalësojnë përparimin e vendit

Vendit i nevojitet figurë e cila do të mund të integrojë pa marrë parasysh përkatësinë politike, etnike, sociale ose tjetër. I nevojitet subjekt i cili nuk i përket as njërës e as palës tjetër, me qëllim që të tejkalohet jotoleranca bipolare mes subjekteve kryesore të cilat pretendojnë që ta vazhdojnë agoninë në vend, theksoi Zyberi, i cili sot e vizitoi Shtëpinë Përkujtimore të Nënës Terezë.

Ai konsideron se këto tendenca bipolare, të cilat, sipas tij, e ngadalësojnë progresin e vendit, mund t’i tejkalojë një subjekt i tretë i cili me programin e tij mund ta fitojë mbështetjen.

“Në të kaluarën duke filluar që nga Parlamenti i parë shumëpartiak në vend ku pata nderin të jem një nga 120 deputetët, askush në vend me përjashtim të një mandati katërvjeçar ku opozita abstenonte me pjesëmarrje në zgjedhje, nuk e ka pasur kënaqësinë asnjë parti politike që ketë shumicën në Parlament që të mund vetë të formojë Qeverinë. Edhe po të mundte, ka pasur periudha kur Qeveria gjithnjë është përbërë nga koalicione. Duke e pasur parasysh orarin e këtillë të forcave unë mendoj se mund të jem faktor kohezioni që këto tendenca bipolare të cilat dukshëm se e ngadalësojnë vendin në progresin mund t’i tejkalojë një subjekt i tretë”, tha Zyberi sot gjatë vizitës në Shtëpinë Përkujtimore të Nënës Terezë në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve.

Zyberi ditën e parë të aktiviteteve të tij e filloi nga Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë për shkakun siç tha, Nëna Tereza është figurë e cila nënkupton humanizëm, drejtësi sociale, unitet dhe integrim, por edhe eliminim i të gjithë padrejtësive dhe ndasive të mundshme.

“Nëna Terezë për ne përfaqëson udhërrëfyes se si duhet të sillemi ne në të ardhmen dhe si ta ndërtojmë shoqërinë tonë, sepse thellësisht jam i bindur se duke i respektuar këto postulate të cilat kanë qenë udhërrëfyes për atë gjatë gjithë jetës, ne jemi më afër qëllimeve tona pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare dhe politike ose cilindo dallim tjetër që mund ta kemi. Ajo e bashkoi botën me këto postulate”, tha ai.

Siç shtoi, ne duhet të bashkohemi mes vete, sepse sipas tij, kemi perspektivë dhe si shtet edhe si shoqëri, por edhe si etnikum pa marrë parasysh se a jemi shqiptarë, maqedonas, turq, serbë, vlleh, boshnjakë, romë ose bashkësi tjetër etnike e këtij vendi.

“Si një kandidat i mundshëm për kryeministër, unë do të nisem nga këto postulate humane, sepse ai mision që bashkoi botën mund të nënkuptojë një perspektivë për Maqedoninë në të ardhmen, brenda dhe jashtë. Nënë Tereza e ka bërë të famshëm këtë vend në të gjithë botën. Le të përpiqemi të ndjekim gjurmët e saj për një vend më të mirë, më të sigurt dhe më premtues dhe kjo do të jetë e mundur nëse jemi të bashkuar dhe nëse i ndjekim këto postulate për një vend të qëndrueshëm, përparimtar dhe evropian, tha Zyberi. fc/

 

https://www.facebook.com/watch/?v=2743343715939509

Të fundit