Zyrat e OVL-së së UÇK-së janë rrethuar dhe janë duke u bastisur nga zyrtarët policorë të EULEX-it - Tv Koha
Lajmi i Ditës Rajon

Zyrat e OVL-së së UÇK-së janë rrethuar dhe janë duke u bastisur nga zyrtarët policorë të EULEX-it

Zyrat e OVL-së së UÇK-së janë rrethuar dhe janë duke u bastisur nga zyrtarët policorë të EULEX-it.

Policët e këtij misioni që ishin të armatosur rëndë janë futur brenda zyreve të kësaj organizate, por akoma nuk dihet arsyeja pse.

Ky veprim vjen vetëm një ditë pasi Gjykata Speciale nisi arrestimet e para. Në orët e mëngjesit të ditës së djeshme u arrestua ish-eprori i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit Salih Mustafa, njofton Klan Kosova.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se aktakuza ndaj Salih Mustafës është konfirmuar – të cilën më vonë edhe e bënë publike.

Në zyret e OVL-së së UÇK-së disa persona të panjohur kanë dorëzuar dosje të Gjykatës Speciale tri herë me radhë brenda një periudhe të shkurtër kohore. Të njëjtat iu dorëzuan hetuesve të kësaj gjykate.

Related posts

KSHZ: LSDM-ja 46 deputetë, VMRO-DPMNE 44, BDI 15, ASH-A 12, E Majta dy, PDSH një

Televizioni Koha

Gerberih për MIA-n: Do të ishte gabim që suksesi me vendimin për bisedime të shkatërrohet me politizimin e të dhënave historike

Televizioni Koha

Sërish tërmet në Durrës

Televizioni Koha

Leave a Comment