Sport

Zyrtare: Ylli i Përfaqësueses së Kosovës bëhet me skuadër të re

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti, është bërë me skuadër të re.

Aliti është transferuar te skuadra suedeze, Kalmar FF, nga skuadra e Skënderbeut, transmeton Insporti.

Qendërmbrojtësi i Kosovës përfundoi sot testet mjekësore, për t’u prezantuar më pas te skuadra e re.

25-vjeçari ka bërë dy paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë, para se t’i bashkohej Përfaqësueses së Kosovës, ku debutimin e tij e pati në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë ka bërë 13 paraqitje me ‘Dardanët’.

Aliti, që këtë edicion me Skënderbeun ka bërë 19 paraqitje në Kategorinë Superiore, u shpreh tejet i lumtur me kalimin te skuadra e re.

“Ndihem shumë mirë që gjithçka është gati. Jam jashtëzakonisht i lumtur që kam nënshkruar kontratën me Kalmar FF dhe pres që të takohem me shokët e rinj të skuadrës. Dëshiroj gjithashtu të falënderoj menaxherin dhe trajnerin në Kalmar FF, i cili me të vërtetë tregoi se duan të investojnë në mua”, ka thënë Aliti.

Related posts

Me Moton “Pro mësimit, jo përdhunimit nis protesta në Drenas”

admin-tvkoha

Valverde i pakënaqur: Nuk më interesojnë gjuajtjet por rezultati

Televizioni Koha

Boksierja e parë iraniane mund të përfundojë në burg

Televizioni Koha

Leave a Comment