24/04/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zyrtarët do të harxhojnë 80 milionë denarë në muaj nga paratë e qytetarëve

Shteti do të duhet të gjejë rreth 80 milionë denarë në muaj për të paguar pagat e reja të rritura të zyrtarëve. Ky është vlerësimi i ministrit të Financave, Fatmir Besimi, i cili tha se rritja do të jetë për gati 1000 zyrtarë, përfshirë politikanë, prokurorë, drejtorë dhe deputetë.

“Nuk kishim si të mësojmë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pothuajse 1000 zyrtarë janë në pyetje. Përafërsisht 80 milionë denarë në muaj, 960 milionë denarë në vit”, tha Besimi.

Paratë janë të paplanifikuara. Do të shkurtohet nga vende të tjera, por nuk thuhet se nga cilët zëra të buxhetit.

“Po bëhet riemërtim nga pozitat tjera. Deri në fund të vitit për këtë zgjidhje ligjore do të duhet të zbatojmë ligjin. Çdo institucion duhet të bëjë një llogaritje. Këto para nuk janë në buxhet sepse nuk janë plan i Qeverisë, por vendim i Gjykatës Kushtetuese”, thotë Besimi.

Edhe pse kishte paralajmërime se do të kishte përpjekje që me vendim të Gjykatës Kushtetuese të mos rriteshin pagat për 78 për qind, kjo nuk ndodhi.kohanews.

Të fundit