29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zyrtarët e BDi-sw nesër raportojnë para kryesisë

  • Neswr BDI ka thirrur mbledhjen e llogaridhënies së zyrtarëve të partisë në nivel
    qendror dhe atë lokal. Zëdhënësi i integristëve Bujasr Osmani tha se përveç
    ministrave, llogari para kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm do të japin edhe
    funksionarët tjerë, përfshi edhe krerët e komunave.Burime nga strukturat partiake
    brenda BDI-së thonë se të shtunën presin një mbledhje maratonike, pasi sipas tyre
    do të shqyrtohet dhe analizohet hë për hë puna e çdo funksionari, duke filluar nga
    zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe gjithë të tjerët.Nuk dihet nëse epilogu
    i kthimit në funksion të organeve partiake do të jetë shkarkimi i ministrave të
    caktuar, përkatësisht plotësimi i kërkesave të grupit të zjarrit. Ajo që mësohet është
    se kreu i integristëve do të shpalos planin e llogaridhënies, ndërsa nuk përjashtohet
    mundësia që mbledhja e parë të kalon edhe pa pasoja për anëtarët e ekzekutivit, të
    cilët sipas grupit të zjarrit kanë ngelur në klasë. Llogaridhënia ishte njëra ndër
    kërkesat kyçe të grupit të zjarrit. Gjatë javës ministrat dhe zëvendësministrat kanë
    përgatitur raport për punën e tyre të cilin do ta dorëzojnë para kreut të partisë,
    ndërsa anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm do të debatojnë për pikat nga e raportit
    dhe do të konstatojnë gjendjen faktike me pretendimet apo rezultatet nga raporti.
    Më 15 tetor Këshilli i Përgjithshëm zgjodhi për nënkryetarë të partisë: Izet
    Mexhitin, Bajram Rexhepin, Arbër Ademin dhe Arbana Pashollin, për Sekretar të
    përgjithshëm – Faton Ahmetin, Sekretar organizativ – Blerim Bexhetin dhe
    Sekretare për përfaqësim gjinor – Saranda Imerin. U zgjodhën edhe anëtarët e rinj
    të Këshillit të Përgjithshëm, Këshillit Mbikëqyrës dhe Këshillit Kombëtar./Tv Koha/

Të fundit