28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zyrtari i OBSH-së bën thirrje që të ndaloni së bleri maska

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi të marten se furnizimet me maska dhe pajisje të tjera mbrojtëse mjekësore kundër koronavirusit po bien në mënyrë drastike në mbarë botën.

“Mungesa e mjeteve mbrojtëse po i lë mjekët, infermierët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor të paaftë për t’u kujdesur për pacientët me COVID-19,” tha Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH.
Rreth 89 milionë maska, 1.6 milion size mjekësore dhe 76 milionë palë doreza ekzaminimi nevojiten për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor nga kontraktimi dhe përhapja e virusit.

Sipas Dr. Tedros, ka një ndërprerje të madhe të furnizimit të zinxhirit të pajijseve mbrojtëse, ku, si pasojë, fabrikat janë të detyruara të shtojnë 40 për qind më shumë prodhimtarinë e tyre për të përmbushur kërkesat.

Rrjedhimisht, mungesat me furnizim kanë shkaktuar inflacion të madh të çmimeve në pajisjet e rëndësishme personale mbrojtëse (PPE). Çmimet e maskave janë rritur me gjashtëfish, kostoja e dorezave është dyfishuar, derisa çmimet për respiratorët N95 janë trefishuar.

Numri i të prekurve nga ky virus ka shkuar në 92 mijë, derisa i njëjti ka shkaktuar rreth tre mijë vdekje.aktuale.mk/

Të fundit