Të tjera lajme

BOKS: ”SHKËNDIJA BOKS” PRETENDON TITULLIN KAMPION EKIPOR

Klubi i boksit Kumanova më 14 qershor është organizatore e  xhiros së katërt  në Ligën e parë  të Boksit dhe ligën për të rinj. Klubi boksit “Shkëndija Bioks” nga Tetova në këtë kampionat ekipor do të prezantohet me pesë boksierët më mirë.

 Pas suksesit që arritën në kampionatin individual të boksit ku tre boksier nga  klubi tetovar “Shkëndija  Boks” u  shpallën kampion  të Maqedonisë së Veriut ekipi  i entuziazmuar vazhdon me intensitet të lartë përgatitjet për sfidat e radhës  që do të mbahen me  14  qershor  në Kumanovë, ku zhvillohet  xhiroja e  katërt e kampionatit në Ligën e Parë si dhe Ligës për të rinj.

Skuadra që drejtohet nga trajneri i licencuar për boksin amator Jusuf Hashimi aktualisht mban  pozitën e dytë në renditje me gjasa reale që pas  garave në Kumanovë të ngjitet e para.

JUSUF HASHIMI – KRYETAR I KB “SHKËNDIJA  BOKS”

Në xhiron e katërt Shkëndija Boks  nag Tetova  do të  merre  pjesë me  pesë boksier të  nivelit të ligës  në  kategorinë  e seniorëve  dhe  dy në kategorinë e të rinjëve. Në këtë kampionat  mendojmë  se mund të arrijmë  sukses  dhe  në   përfundim të  këtij kompeticioni të  arrijmë qëllimin  tonë për vendin e parë . Bazohem këtu se na  kemi  boksier shumë të mirë të cilët kanë korë pothuajse  80 – 90 përqind  fitore’’.

 Kryetari i klubit dhe trajneri Jusf Hashimi optimizmin e  tij e mbështet tek   boksierët  cilësor të cilët janë dëshmuar në  garat vendore.

JUSUF HASHIMI – KRYETAR I KB SHKËNDIJA  BOKS

’Ne mendojmë dhe bazohemi në xhirot e kaluara se me të vërtet  kemi  boksier të mirë , ku vetëm para një jave  është mbajtur edhe kampionati individual në nivel republikan ku kemi nxjerr tre  kampion të  cilët janë dekorua  me medaljen e artë janë shpallur, një nën kampion dhe dy vende të treta. Dua të them se  kemi  boksier të nivelit të lartë të cilët  i kanë predispozitat që ti ndihmojnë klubit që ne  të arrijmë  në vend  të parë’’.deklaroi trajneri Jusuf Hshimi

Klubi i  boksit “Shkëndija Boks” shpreson  se  me rezultatet që pritet të shënojë në Kampionatin ekipor do të jenë vazhdimësi e sukseseve që janë duke arritur në garat vendore të organizuar nga Federata e Boksit .

Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit