Këngëtarja amerikane Katy Perry do të performojë më 12 qershor në stadiumin “SoFi” në Inglewood të Kalifornisë, para ndeshjes së parë të Kupës së Botës 2026, njoftoi FIFA.
Në ceremoninë para ndeshjes mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Paraguait do të performojnë reperët Future dhe Rema, si dhe këngëtaret Lisa, Tyla dhe Anitta, ndërsa atmosferën do ta ndez DJ Sanjoy.
Në ceremoninë solemne të hapjes së turneut, para ndeshjes mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut më 11 qershor në stadiumin “Azteca”, do të performojnë Tyla, Alejandro Fernández, Danny Ocean, Lila Downs, Belinda, J Balvin, si dhe grupet “Los Ángeles Azules” dhe “Maná”.
Yjet kanadezë të muzikës Alanis Morissette, Michael Bublé, Alessia Cara dhe Jessie Reyez, së bashku me artistë të tjerë, do të performojnë para ndeshjes së parë të Kanadasë kundër Bosnje dhe Hercegovinës në stadiumin “BMO Field”.
Ceremonitë janë planifikuar të fillojnë 90 minuta para nisjes së ndeshjeve.
Turneu do të organizohet në 16 qytete të këtyre tri vendeve. Gjithsej 78 ndeshje do të luhen në SHBA, ndërsa Kanadaja dhe Meksika do të presin nga 13 ndeshje secila.







