Të tjera lajme

KOMUNA E TETOVËS: I RREJSHËM NJOFTIMI PËR BANORËT E “B.TOSKA”!

Komuna e Tetovës informon qytetarët, e në veçanti banorët që jetojnë në afërsi të bulevardit “Bllagoja Toska”, se njoftimi i shpërndarë së fundmi tek disa qytetarë dhe që po qarkullon në opinion nuk është njoftim zyrtar i Komunës së Tetovës, por një dokument i falsifikuar nga persona të panjohur.

Në këtë njoftim që është denoncuar nga Komuna e Tetovës thuhet se “pasi ka urdhër që në Rrugën “Vëllezërit Milladinovi” për një muaj do të nis rrënimi i barakave nga Shkolla Tekstile deri tek “Mema” ju ftojmë që të merremi vesh që kjo të bëhet me para ose banesa”.

Komuna e Tetovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe rasti tashmë është denoncuar në Policinë e Tetovës për zbardhjen e plotë të tij.

Rikujtojnë se çdo informatë zyrtare publikohet dhe shpërndahet ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të Komunës së Tetovës.

Nga Komuna bëjnë thirrje tek qytetarët dhe mediat, që të mos bien pre e dezinformatave dhe të verifikojnë çdo informacion para se ta shpërndajnë.

Komuna e Tetovës do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për sqarimin dhe zbardhjen e këtij rasti./Tv Koha/

Të fundit