Në qarqe evropiane të futbollit gjithnjë e më shumë po flitet për mundësinë që Ballkani bashkarisht të kandidohet për organizimin e Ksampionatit Evropian të Futbollit në vitin 2036. Sipas spekulimeve, kandidaturën potenciale do ta paraqitnin Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Kroacia, Bullgaria dhe Greqia. Një nga përfitimet më të mëdha për vendet nikoqire do të ishte plasmani automatik në turneun përfundimtar.
Maqedonia e Veriut nikoqire e Kampionatit Evropian në futboll? Nuk është edhe aq e pamundur.
Sipas spekulimeve që janë shfaqur muajt e fundit, nikoqirë të Kampionatit Evropian 2036 mund të jenë Serbia, Kroacia, Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Një model i tillë do të mundësonte organizimin e një turneu të madh në plot gjashtë vende të rajonit për herë të parë në histori.
Nëse UEFA do ta pranonte një ofertë të tillë, të gjashtë vendet organizatore do të siguronin automatikisht një vend në fazën finale të turneut.
Në të njëjtën kohë, gjithnjë e më shumë po flitet për një zgjerim të mundshëm të Kampionatit Evropian nga 24 në 32 përfaqësuese.
Ky format ka ekzistuar në Kampionatin Botëror nga viti 1998 deri në vitin 2022 dhe, në këtë mënyrë, UEFA do të rriste më tej numrin e pjesëmarrësve dhe vlerën tregtare të garës.
Për momentin, gjithçka mbetet në nivel spekulimesh dhe modelesh të mundshme që po shqyrtohen në futbollin evropian.
UEFA ende nuk ka marrë një vendim as për nikoqirin e EURO 2036 dhe as për zgjerimin e mundshëm të turneut në 32 kombëtare.
Megjithatë, nëse Ballkani do ta fitonte organizimin e kampionatit, rajoni mund të bëhej nikoqir i një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në historinë e tij, ndërsa gjashtë përfaqësuese nga kjo pjesë e Evropës do të kishin pjesëmarrje të garantuar në fazën finale.
Kujtojmë se, Euro 2028 do të zhvillohet në Britaninë e Madhe dhe Irlandë, ndërsa Euro 2032 në Itali dhe Turqi.







