Në Galerinë e Arteve në Tetovë u promovua Monografia 35 vjet art të piktorit dhe profesorit universitar Reshat Ameti. Bëhet fjalë për ekspozitë retrospektive 35 vjetorin artit të Reshat Ametit.
RESHAT AMETI – Profesor Universitar
Ajo mbanë një përzgjedhje të cikleve të artit tim aty, gjithashtu në monografi gjenden tekste të përzgjedhura nga Ismail Kadare, nga Kadri Metaj, nga Ana Frangovska, nga profesori Mixhait Pollozhani. E kështu me radhë . Por është një pasqyrë e lëvizjes time artistike gjatë këtyre 35 viteve. Kjo do të thotë se të qëndrosh 35 vite në art në mënyrë permanente është dëshmi se artisti, çdo kush në çdo profesion nëse beson në vete mund të arrin të mbijeton më shumë se tre dekadas. Pra mesazhi i çdo artisti të ri por edhe ata që janë në proces të kenë besim në vete se zoti gjithmonë do të shpërbleje me atw mundin që e japim. Pra duhet dashuri dhe besim për atë që e bëjmë ‘’
Për ekspozitën në fjalë u prononcuan edhe nga Fakulteti i Arteve të UT-së.
JILLDËZ ASANI –Prodekane në Fakultetin e Arteve
“Sot kemi një moment të veçantë të kulturës dhe artit shqiptar promovimin e monografisë 35 vjet art të njërit prej artistëve të njohur shqiptar profesorit Reshat Ameti. Në fakt në këtë monografi janë përmbledhur 35 vite krijimtari , vështrime të ndryshme nga njerëz, personalitet të njohura të fushës së artit. shkrimtar , akademik, poet të cilët kanë bërë vështrimin e tyre mbi krijimtarinë e profesor Reshat Ametit”
Reshat Ameti është artist i famshëm që mban çmimin për arritje jetësore në Art dhe Kulturë. Veprat e tij artistike janë pronë e shumë muzeve, institucioneve kulturore dhe koleksioneve private të personaliteteve me famë botërore si fitues të Çmimit Nobel, shkrimtarë të famshëm botërorë, presidentë të shteteve e të tjerë./Tv Koha/









