26/05/2024
13.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

11 të arrestuar, Spasovski: Po përgatisin koktej molotovi! Kemi informacione që protesta do të vazhdojë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot njoftoi se nga protesta e dhunshme e mbrëmjes se djeshme para Kuvendit janë arrestuar 11 persona, dy prej të cilëve janë të mitur, përcjell TV21. Spasovski tha se ka informacione që sonte do të organizohen sërish protesta dhe se një grup po përgatit koktej molotovi.

“Edhe për sonte kemi informacione, ndërsa edhe një pjesë e këtyre që duan të demonstrojnë, përgatisin edhe koktej mollotov, që do të kishin për qëllim dëmtimin e objekteve vitale. Dua edhe një herë të apeloj që të heqin dorë nga ideja e tillë. Nuk do të lejojmë në asnjë rast që të cenohet jetë, ose ndonjë objekt vital”, deklaroi mes tjerash Spasovski.

Të fundit