Për tre dekada me rradhë qyeteti i Tetovës është nikoqir i festivalit të vetëm për fëmijë Bletëzat. Kësisoji, të enjten më 7 nëntor me fillim në ora 18:00 në Qendrën për Kulturë në Tetovë do të mbahet edicioni i 30 jubilar i festivalit të këngës për fëmijë “Bletëzat 2024” .Në edicionin jubilar konkurojnë gjithsej 19 fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare me këngë të autorëve të ndryshëm
Këndojnë;
1.OLTIJONA MUSLIU
2.ERINA PASHA
3.BRISEA DELIAJ
4.AMAR TELQIU
5.AJANA ZHAKU
6.EDA ABDULMEXHITI
7.NIHA ALIIT
8.SARA LIMONI
9.REA MIMIDINI
10.VLERA RUSTEMI
11.LIS ZENELI
12.ELDIN SULEJMANI
13.ERA KRASNIQI
14.AYA SULEJMANI
15.FURKAN ALI
16.ARON MUSLIU
17.HELENA ZEQIRI
18.NORMA HALITI
19.RAJANA DERVISHI
Të gjitha këngët në festival do të shoqërohen nga korri I fëmijëve të shkollës fillore Liria të Tetovës. Si zakonisht fetsivali është me karrakter garues,ku të gjithë fëmijët do të fitojnë kupa dhe mirënjohje për pjesëmarrjen e tyre. Këngët do ti përzgjedh një juri profesionale me autoritet në sferën e muzikës nga vendi. Sponzor gjeneral I fetsivali është Ministria e Kulturës dhe Turizmit, kurse sponsor është kompania Ecolog, me pronarin Lazim Destani dhe familjen e tij Destani, komuna e Tetovës dhe mbështetës të festivalit kompania Max Optika, dhe Dr Ançevski nga Shkupi.Pas tërheqjes së jurisë, në skenë do të paraqiten dy grupe të fëmijëve pranë Shoqërisë kulturo Artistike Xheladin Zeqiri, nën udhëheqje të koreografit Elez Mema , një këngëtare e vogël Era Alia dhe fëmijët e lojtores Wanderland. Juria do të ndajë çmimin e parë, dy çmime të dyta, tre çmime të treta, teksti më I mirë, muzika më e mirë, Best Talent, performanca më e mirë,për herë të parë do të ndahet çmimi Xheladin Zeqiri dhe shumë çmime të tjera.Si zakonisht interesimi për të qenë prezent në këtë festival është shumë i madh, ndërsa Biletat tani më janë në shitje dhe mund të merren në zyrat e TV Koha dhe Radio Bleta në qendrën e re tregtare në katin e dytë, kurse gjatë ditës së festivalit pranë qendrës për kulture në Tetovë.Pra, mos e lëshoni këtë rast për të shijuar zërat e bilbilave të vegjël të cilët për çdo vit jehojnë në qendrën e kulturës në Tetovë.Ky festival organizohet nga viti 1994.Fëmijët tashmë disa ditë me rradhë janë duke bërë provat para fillimit të festivalit.







