13/04/2024
15.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

2 prej viktimave të aksidentit në Kosovë futbollistë, kreu i Klubit të Gjakovës: Molos Delijën e takova 3 ditë para ngjarjes

Një garë e paligjshme me makina mes dy të rinjve, solli një ngjarje të rëndë në Kosovë, ku 3 persona humbën jetën, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur.

Viktima mbetën Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare, ndërsa ngjarja u regjistrua në afërsi të Prizrenit ku një nga automjetet përplasi qytetarët që ishin afruar për të parë garën.

Lordi Syla, Molos Delija ishin futbollistë, ndërsa drejtuesi i Klubit të Futbollit në Gjakovë, Gëzim Daka ka treguar në “Jetë Shqiptare” edhe takimin e fundit me të rinjtë. Ai u shpreh se Delijën e kishte takuar vetëm 3 ditë para se ai të humbte jetën.

Unë Molosin e kam në lagje dhe u pashë me të 3 ditë para se të ndodhte ngjarja. Një djalë që ka dhënë shembull si në lagje si në shoqëri. Një futbollist shumë i talentuar. Lordi ka mbi 1 muaj që nuk e kisha parë pasi ka qenë i angazhuar me shkollë. Kur mora vesh lajmin, na ra si një hije e zezë, u trishtuam dhe menjëherë ndërpremë aktivitetin. Është vërtetë një trishtim i madh, në vend që të bisedojmë për rezultate të mira në futboll, po flasim për një rast tragjik ku 3 djem kanë humbur jetën, 3 të tjerë janë të plagosur dhe 2 të tjerë në burg”, u shpreh Daka.

Të fundit