17/06/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

60 vjet nga tërmeti tragjik në Shkup, ku jetën humbën 1.070 persona

Shkupi sot me më shumë aktivitete dhe përkujtime do ta shënojë 60-vjetorin nga tërmeti tragjik të vitit 1963, ku jetën e kanë humbur 1.070 persona, ndërsa 3.000 u lënduan.

Më 26 korrik të vitit 1963 në ora 5 e 17 minuta ndodhi tërmeti i fuqishëm në Shkup, që është shoqëruar me dridhje më të vogla. Me këtë rast, u rrënuan 15.800 banesa, ndërsa u dëmtuan 28.000. Mbi 200.000 persona mbetën pa kulm mbi kokë.

Pas tragjedisë në Shkup, Kryqi i Kuq ndërkombëtar bëri apel deri te të gjithë organizatat, të organizojnë ushqim për fëmijët shkupjanë.

Unioni interparlamentar dërgoi rekomandim deri te të gjithë parlamentet dhe qeveritë të ndihmojnë në rimëkëmbjen e qytetit. Organizatat humanitare në shumë vende filluan me grumbullimin e ndihmës për Shkupin.

Kombet e Bashkuara ndërmorën aktivitete për ndihme afatgjate për qytetin e rrënuar.

Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan që Asambleja e përgjithshme ta vendos në rend të ditës të mbledhjes së saj pikën për ndërmarrjen e masave me rastin e tërmetit në Shkup. Më vonë, më 27 shtator, Asambleja e përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për ndihmë ndaj Shkupit.

Më 14 tetor, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njëzëri miratoi rezolutë për dhënien e ndihmës për Qeverinë jugosllave gjatë rikonstruktimit të Shkupit, ku shprehën keqardhje me rastin e katastrofës së madhe.

Në debatin për ndihmën e Shkupit, Asambleja e Përgjithshme i dëgjoi fjalimet e përfaqësuesve të mbi 20 vendeve nga të gjitha kontinentet. Kjo ditë ka mbetur në historinë e Kombeve të Bashkuara si ditë e Shkupit.

Gjashtëdhjetë vjetori nga tërmeti tragjik në Shkup sot do të shënohet me më shumë aktivitete.

Mes tjerash, një delegacion qeveritar i udhëhequr nga zëvendës kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, në shoqërim të ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe zëvendës ministrit të Arsimit, Agim Nuhiu, do të vendos lule para përmendores së viktimave nga tërmeti në varrezat e Butelit.

Të fundit