Të tjera lajme

KF KAMJANI DHE SHKËNDIJA (H) VAZHDOJNË PËRGATITJET SIPAS PLANIT

Klubi i futbollit Kamjani dhe Shkëndija e Haraçinës në kuadër  të përgatitjeve  për  kampionatin e ri kanë zhvilluar ndeshje kontrolluese. Trajnerët e ekipeve gjatë 90 minutave në lojë kanë inkuadruar të gjithë  futbollistët që kanë në disponim

Dje në  stadiumin e Kamjanit,  ndeshje  kontrolluese në kuadër të  përgatitjeve  për sezonin e ri  2026/2027 në Ligën e parë dhe të dytë kanë zhvilluar  klubi i futbollit Kamjani dhe Shkëndija e Haraçinës.

Pas 90 minutave  lojë ku dy trajnerët e ekipeve Burhan Emurllai dhe Berat Imeri në  lojë  kanë inkuadruar të gjithë futbollistë që kanë në disponim.

Ndeshja  në  fjalë  pas  90 minutave  loje  ka  përfunduar  me  fitoren e  haraçinasve  2-1.  Pas  ndeshjes  dy  trajnerët  e ekipeve Burhan  Emurllai i  Kamjanit  dhe  Berat  Imeri i Shkëndijës së Haraçinës  për  TV Koha  thanë  se  janë  të kënaqur me  angazhimin  e lojtarëve dhe  në këtë  ritëm  do të vazhdojnë  fazat  përgatitore deri në  fillim të  kampionatit

BURHAN EMURLLAI  – Trajner i KF Kamjani

‘’ Edhe pse  jemi shkurt me  stërvitje , kemi vetëm  pesë ditë  ndeshja e parë e kontrolluese e  një  ekip me kualitet super lige  si  Haraçina . Mendoj  se  i pamë  disa  gjëra i kemi  më të qarta . Kemi  probleme  duhet  ti  përmirësojmë gjatë ndeshjeve tjera. Si ndeshje e parë  jemi të kënaqur  nga paraqitje e futbollistëve , kemi shumë punë për  para. Mirëpo si  ndeshje e parë kontrolluese pas një javë jemi ok dhe  shpresoj  që në të ardhmen  të bëjmë më mirë . Është mirë  që nuk patëm futbollistë të dëmtuar  sot, kështu që pas një  dite  pushimi nesër,  pasnesër vazhdojmë me  punë  dhe mendojmë  që  kontrollin e ardhshëm ti përmirësojmë gjërat  dita  pas  dite’’ deklaroi Burhan Emurllai  trajner i  Kamjanit

BERAT  IMERI – Trajner  i KF Shkëndija Haraçinë

‘’ Ndeshje  kontrolluese ndërmjet  dy ekipeve të Kamjanit  dhe të Shkëndijës së Haraçinës. Mendoj se  e rëndësishme është  që  lojtarët të mos  na lëndohen  për  arsye se jemi me  një fazë ku lojtarët  kanë  ngarkesë shumë të madhe  fizike . Loja  shkoi ashtu  si  duhet ferr dhe korrekte dhe  shpresoj  që të  dy ekipet gjatë  këtij  sezoni të kenë suksesin të  cilin e kanë planifikuar’’ deklaroi  Berat  Imeri trajner i KF shkëndija Haraçinë

 Dy ekipet vazhdojnë fazat përgatitore sipas  plan programit të planifikuar, ndërsa  Kamjani ndeshjen e radhës kontrolluese  do ta  zhvillon  në  stadiumin e tyre me  KF Arsimin e Çegranit ne datë 16 korrik.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit