27/05/2024
13.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Angelovska: Po përgatitet ribalanc i Buxhetit, të gjitha pagesat rrjedhin normalisht

Në Ministrinë e Financave ka filluar të përgatitet ribalanci i Buxhetit për vitin 2020. Ministrja e Financave Nina Angelovska e ftuar në TV24 thotë se procesi ka filluar dhe se është pritur pikërisht prilli që të kenë sa më shumë informacione.

“Përgjithësisht për momentin është sfidë të përpiqesh të nisesh me projeksione ose supozime më realiste. Gjatë përpilimit i marrim parasysh projeksionet aktuale që i kemi bërë”, tha ministrja.

Për buxhetin theksoi se është likuid për t’i përmbushur detyrimet e tij dhe se gjithçka rrjedh normalisht. Janë paguar subvencionet, kthimi i TVSH-së që është 26 për qind më i lartë në krahasim me prillin e vitit të kaluar, paguhen pagat, pensionet, asistenca sociale.

Lidhur me Buxhetin e miratuar për këtë vit vlerësoi se nuk është bërë shumë ambicioz. “Ishte realisht i përpiluar”, tha Angelovska.

Për deficitin buxhetor do të varet nga ajo se sa do të jetë rënia e të ardhurave, por vlerësoi se ne kemi kapacitet që shpejt të kthehemi në rrugën e rritjes dhe se e kemi kapacitetin për ta kthyer deficitin.

Investimet kapitale, theksoi se janë diçka që duhet të shtyhet më shpejtë, të realizohen për të amortizuar ndikimin.

Sa i përket pagave të administratës mbetet e qëndrimit se ato duhet të zvogëlohen, por tha që vendimin e miraton Qeveria si organ kolektiv.

Si argumente për qëndrimin se paga e administratës duhet të zvogëlohet është mosshkuarja në punë, zvogëlimi i shpenzimeve për shkak të mosshkuarjes në punë, produktiviteti i zvogëluar, solidariteti, kriza.

Potencoi se për momentin nuk mendohet për ndryshime të disa taksave. ls/shk/

Të fundit