02/05/2024
12.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

BP: Raporti i FMN-së – Ruajtja e stabilitetit financiar mbetet prioritet, sistemi bankar është stabil

anka Popullore në një kumtesë në lidhje me raportin e publikuar të Fondit Monetar Ndërkombëtare bën të ditur se sa i përket politikës monetare, është konstatuar se për momentin duhet të mbetet e relaksuar, me çka si edhe deri më tani, Banka Popullore duhet ta mbajë qëndrimin e saj në ruajtjen e mëtutjeshme të stabilitetit të kursit devizor.

Masat, bëjnë të ditur nga Banka Popullore, në lidhje me sistemin bankar janë vlerësuar si të kujdesshme, duke lënë hapësirë për ristrukturimin e kredive të sektorëve më të goditur, me ndjekjen e përforcuar të performancave.

“Ruajtja e stabilitetit financiar mbetet prioritet, është theksuar në Raport. Gjatë kësaj, nga FMN-ja theksojnë se gjatë viteve të kaluara është përforcuar likuiditeti dhe pozicioni kapital i sistemit bankar, që konfirmohet edhe përmes mjaftueshmërisë së kapitalit në fund të vitit të kaluar, që është 16,3 për qind. Realizimet dhe performancat të cilat i ka, siç është theksuar në Raport, tani i lënë hapësirë të mjaftueshme sistemit bankar që t’i absorbojë humbjet eventuale për shkak të krizës korona, pa u rrezikuar stabiliteti i tij”, qëndron në kumtesën e Bankës Popullore. fc/

Të fundit