Të tjera lajme

EVN realizon aksion vullnetar në kuadër të fushatës mjedisore “Gjenerale” fundjavë 2025″

EVN Macedonia Group vazhdon përkush&min e saj për strategjitë afatgjata të kompanisë për mbrojtjen e mjedisit përmes vullnetarizmit masiv si pjesë e fushatës mjedisore “Fundjavë Gjenerale 2025”. Rreth 150 punonjës zëvendësuan ak&vitetet e tyre të punës me një fushatë grumbullimi të mbetjeve në të ndryshme ne qytetet: Shkupi, Gjevgjeli, Manas&r, Gos&var, Prilep, Koçani, Kavadar dhe Kërçovë. Qëllimi është punonjësit të kontribuojnë drejtpërdrejt për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm, ndërsa për çdo 10 kg mbetje është mbjellë një pemë. Aksionit vullnetar mjedisor iu bashkua edhe Bordi i Drejtorëve të EVN Maqedoni. “Një nga synimet tona kryesore është që EVN si kompani përgjegjëse të kontribuojë në vazhdimësi një të ardhme më të pastër për brezat tanë të ardhshëm. Ne jemi të përkushtuar për të bërë ndryshime pozi&ve në fushat tona te operimit: prodhimi, shpërndarja dhe shitja e energjisë. Jemi shumë krenarë për punonjësit tanë që morën pjesë sot në këtë aksion dhe treguan se edhe ata angazhohen per një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm. tha kryetari i Bordit të Drejtorëve Bordi i EVN Maqedoni, z. Wolfgang Mayer. EVN ka disa vite që në vazhdimësi realizon aksione të ndryshme vullnetare, gjë që ka bërë qe deri më tani te realizohen 58 aksione me mbi 700 vullnetarë.

Të fundit