Të tjera lajme

Gati Regjistri digjital për pronën e paluajtshme shtetërore

Qeveria e ka miratuar informacionin e propozuar nga kabineti i zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, i cili obligon të gjitha institucionet shtetërore që brenda 30 ditëve të dorëzojnë në format digjital të dhënat për pronat e tyre të paluajtshme. Njoftimin e ka bërl vetë zëvendëskryeninistri Fetai, ndërsa ka thënë se Regjistri është një hap i madh për rritjen e transparencë, llogaridhënies dhe menaxhimin më efikas të pasurisë publike.

Postimi i plotë i zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai:

Regjistri i centralizuar për pronën e paluajtshme shtetërore po bëhet realitet!

Sot, Qeveria miratoi informacionin e propozuar nga Kabineti im, i cili obligon të gjitha institucionet shtetërore që brenda 30 ditëve të dorëzojnë në format digjital të dhënat për pronat e tyre të paluajtshme.

Çfarë do të thotë kjo?

– Të dhënat do të grumbullohen në Ministrinë e Transformimit Digjital, duke krijuar për herë të parë një pasqyrë të qartë dhe të plotë të pronës shtetërore.
– Kjo do të shërbejë si bazë për krijimin e Regjistrit të Centralizuar për Pronën e Paluajtshme Shtetërore, i cili do të miratohet me ligj të dedikuar.
– Ky regjistër do të krijohet pas miratimit të zgjidhjes ligjore, përkatësisht Ligjit për Regjistrin e Centralizuar të Pronës së Paluajtshme Shtetërore. Gjatë hartimit të zgjidhjes ligjore, do të marrim për bazë praktikat më të mira kroate në këtë fushë.

Ky është një hap i madh për rritjen e transparencë, llogaridhënies dhe menaxhimin më efikas të pasurisë publike.

Vazhdojmë me përkushtim për një qeverisje më të mirë!

Të fundit