Organizata “Reporterët pa Kufij” bëri të ditur se këtë vit, për shkak të raportimeve të tyre, janë vrarë së paku 50 gazetarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në raportin vjetor të “Reporterëve pa Kufij” mbi lirinë e shtypit është regjistruar se pjesa më e madhe e këtyre gazetarëve me qëllim janë vrarë për shkak të hetimeve siç janë: korrupsioni, krimi i organizuar, shkatërrimi i mjedisit dhe natyrës.
Në raportin, në të cilin thuhet se pjesa më e madhe e gazetarëve janë vrarë derisa raportonin gjatë demonstratave të ndryshme, bëhet e ditur se këtë vit për gazetarët shtetet më të rrezikshme kanë qenë Meksika, Iraku, Afganistani, India dhe Pakistani.
Krahasj kësaj, në raport theksohet se qindra gazetarë në mbarë botën kanë vdekur si pasojë e infeksionit të COVID-19, por nuk u përcaktua se sa janë infektuar për shkak të punës profesionale.
Është vërejtur se tre gazetarë të mbajtur në burgjet në Egjipt, Rusi dhe Arabinë Saudite humbën jetën për shkak të mungesës së kujdesit mjekësor si rezultat i infeksionit me koronavirus.
Autoritetet iraniane në fillim të këtij muaji ekzekutuan gazetarin Ruhullah Zem, i cili ishte redaktor i ueb-portalit opozitar Amednews. Gjithashtu u theksua se dy gra ishin në mesin e përfaqësuesve të mediave të vrarë.
Sipas raportit, të paktën 937 persona janë vrarë në 10 vitet e fundit për shkak të punës së tyre gazetareske.