20/07/2024
21.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjykimi për Zhan Mitrev, pacientët përkrahin Mitrevin para Gjykatës Penale

Një grup qytetarësh janë mbledhur mëngjesin e sotëm para Gjykatës Themelore Penale në shenjë mbështetjeje për drejtësi për Zhan Mitrevin. Tubimi në mbështetje të Zhan Mitrevit vjen pak para fillimit të gjyqit. Qytetarët që janë pjesë e takimit prezantohen si ish-paciente.

Në seancën e sotme duhet të jepen fjalë hyrëse dhe të akuzuarit Mitrev t’i thuhet nëse ndihet fajtor. Klinika Zhan Mitrev në një kumtesë për media thotë se “palës mbrojtëse në procesin gjyqësor kundër Zhan Mitrev iu dhanë vetëm 10 ditë pune për të lexuar mbi 10.000 faqe materiale dhe për t’u përgatitur për aktin gjyqësor”.

Sipas tyre, procedurat e deritanishme pas ngritjes së aktakuzës kundër Zhan Mitrev lënë përshtypjen se në njërën anë janë tashmë prokuroria dhe gjykata dhe në anën tjetër është mbrojtja.

“Mbrojtjes madje nuk i është dhënë as mendimi i Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, dhe këto janë shkelje që gjykatat nuk mund të mos i dinë sepse janë të mbuluara me aktgjykime të Gjykatës së Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thonë nga Zhan Mitrev.

Të fundit