Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi gjatë një paraqitje televizive tha se sfidës së hapur që kërkoi Hristijan Mickoski, BDI iu përgjigj menjëherë dhe më korrektësi. Sipas Grubit, në deklaratën e Mickoskit u vërejtën tre komponentë kryesore që më herët nuk i kishte përmendur.
“Mendimi i ndryshuar që shprehu Mickoski është për tu vlerësuar sepse shprehi një qëndrim ndryshe. Në ju përgjigjëm menjëherë asaj deklarate të Mickoskit, e sfiduam. Ne dëgjuam se ai pranon ndryshimet kushtetuese, pranon bullgarët në kushtetutë dhe nuk kërkoi zgjedhje të parakohshme, pra ai ndryshoi qëndrim dhe sot jemi në një terren tjetër. Puna mbetet tek komisioni i ndryshimit të amendamenteve dhe VMRO-DPMNE pasi po të njëjtët thanë se nuk votojnë, ndërsa mjaftoi një deklaratë nga Mickoski që ato deklarata të bien në ujë”, tha Grubi.
Ai mes tjerash tha se po përcjellin anketat e realizuar së fundmi ku BDI po kryeson në të gjitha prej tyre si partia më e pëlqyer.







