02/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hapet ekspozita personale e skulptorit Arlind Bajrami nga Gostivari

Në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë është hapur ekspozita personale e skulptorit, Arlind Bajrami nga Gostivari e titulluar “Connection in Art”.Sipas redaktores Vlora Demiri Artisti Arlind Bajrami si çdo artist jep diçka nga vetja por në të njejtën kohë merr diçka nga ne. Ai nëpërmjet punës së tij rikrijon aktualitetin shpirtëror të gjithsecilit duke përçuar mesazhin se paraqitja dhe qëndrimi jonë fizik nuk është e vërteta dhe se brendësia jonë individulae është vetëm një prej kaoseve të pafundme të realitetit të përgjithshëm.Autori I kësaj ekspozite Arlind Bajrami është shprehur se kjo është ekspozita e tij e dytë. Deklarata Ekspozita e tij e parë Movements është hapur në vitin 2020.Piktori dhe skulptori nga Gostivari, gjithnjë krijon vepra që kanë të bëjnë me realitetin tonë. Sikurse ekspozita e tij e parë edhe ekspozita e tij e dytë që u hap mbrëmë në Tetovë është përkrahur nga Ministria për Kulturë e Maqedonisë së Veriut. Në ekspozitën e tij të parë ishin të pranishëm të afërm të tij, artistë, dashamirë të artit dhe shumë mysafirë të tjerë.TV KOHA

 

Të fundit