Të tjera lajme

Hapet Shkolla Shqipe në Gaillard të Francës

Në një takim miqësor e frytdhënës me z. Antoine Blouin, Kryetar i Komunës së Gaillard-it, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim të thellë për nënshkrimin e protokollit të bashkëpunimit dhe konventës për hapjen e Shkollës Shqipe, në përputhje me parimet e lirive, barazisë dhe përparimit arsimor të nxënësve.

Faleminderim të veçantë për zonjën Isabelle Vincent, Zëvendëskryetare për Çështje Sociale, për mbështetjen dhe përkushtimin e saj. Po ashtu, shpreh mirënjohje ndaj asambleistëve të Këshillit Komunal të Gaillard-it për votimin dhe përkrahjen e kësaj nisme, që forcon bashkëpunimin institucional ndërmjet Komunës së Gaillard-it dhe Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Ceremonia zyrtare e hapjes do të mbahet më 3 shtator 2025, në ora 14:00, në Espace Louis Simon, në Gaillard – Haute-Savoie, Francë, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Komunës dhe përfaqësive diplomatike nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Me respekt dhe konsideratë,
Tahir Shabani
Ambasador i Paqes | President
Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Të fundit