02/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Jovanoviq: Buxheti është joreal dhe nuk korrespondon me krizën aktuale

Propozim-buxheti për vitin 2023 është joreal dhe nuk korrespondon me krizën aktuale, vlerëson profesori Branimir Jovanoviq nga Instituti Vjenez për Studime Ekonomike Ndërkombëtare. Në deklaratë për MIA-n, Jovanoviq thotë se projeksionet makroekonomike dhe ato të të ardhurave janë shumë optimiste.

“Projektohet rritje e PBB-së prej 3,4 për qind, që është shumë e lartë nga të gjitha institucionet ndërkombëtare. Instituti ynë, për shembull, parashikon rritje prej 2 për qind, ndërsa Banka Botërore prej 2,5 për qind. Inflacioni, projektohet në 3,6 për qind, që është shumë i ulët – Instituti ynë projekton 5 për qind inflacion, ndërsa Banka Popullore 4 për qind. Madje edhe po të pranohen këto projeksione makroekonomike, projeksionet për të ardhurat e buxhetit janë shumë të larta. Gjatë rritjes nominale të PBB-së prej 7 për qind (3,4 për qind + 3,6 për qind), projektohet rritje e të ardhurave prej 10 për qind, që nuk mund të shoh se si do të ndodhë, kur nuk ka planifikuar kurrfarë reforme tatimore”, sqaron Jovanoviq për MIA-n.

Rritja e paraparë prej pesë për qind te transferet sociale, sipas Jovanoviqit, është jo e mjaftueshme në kushte të krizës momentale.

“Inflacioni këtë vit do të jetë rreth 10 për qind, vitin e kaluar ishte 14 për qind, dhjetëra mijëra njerëz ranë në varfëri për shkak të këtyre shtrejtimeve, ndërsa transferet sociale rriten për vetëm 5 për qind. Nuk ka hollësi që të shihet se sa rriten paratë, sa pensionet, sa ndihma sociale, por pesë për qind është absolutisht shumë i pakët dhe jo i mjaftueshëm që të parandalohet rritja e varfërisë “, theksoi Jovanoviq.

Ако сакате да ја поттикнете економската активност мора да ја стимулирате потрошувачка, тоа е еден од основните постулати за справување со секоја криза, порача вечерва поранешниот советник во

Janë projektuar në mënyrë joreale edhe shpenzimet kapitale, të cilat në Propozim – buxhetin janë në nivel prej 730 milionë euro.

“Shpenzimet kapitale janë projektuar në 730 milionë euro, që është pak më i ulët se 800 milionët e vitit të kaluar, ndërsa është megjithatë përfundimisht joreal. Maqedonia nuk arriti të realizojë 730 milionë investime publike në dy vjet, e aq më pak në një”, thekson Jovanoviq.

Qeveria dje e prezantoi Propozim buxhetin për vitin 2024 i cili ka vlerë 5,5 miliardë euro, duke e karakterizuar si zhvillimor dhe të qëndrueshëm. Ana e shpenzimeve është projektuar në 343,6 miliardë denarë ose për 5,8 për qind është më e lartë në krahasim me vitin 2023, ndërsa të ardhurat në 310,1 miliardë denarë dhe janë më të larta për 10 për qind. Deficiti i buxhetit është për rreth 9,2 miliardë denarë më i ulët në krahasim me vitin 2023, që sipas Qeverisë, do të nënkuptojë haumarrje më të vogël për 150 milionë euro. Rritja ekonomike është projektuar në 3,4 për qind të PBB-së, ndërsa inflacioni në 3,6 për qind.

Të fundit