18/04/2024
5.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këshilltarët e Besës dhe Aleancës për Shqiptarët e kanë braktisur seancën e Këshillit të Tetovës

Këshilltarët e Besës dhe Aleancës për Shqiptarët e kanë braktisur punën e Këshillit të Komunës së Tetovës në seancën e sotme të 25-të pasi ishte propozuar të zgjidhen anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhe Drejtues të ndërmarrjes së re publike “Tetova transport”. Ata janë kundër propozimeve që anëtarë të jenë nga radhët e partive të cilat e përbëjnë shumicën.

“Është problematike që propozimin që e morëm sot, e jo disa ditë para seancës. Konsiderojmë se nuk duhet të ketë anëtarë të partive të shumicës së Këshillit në Bordin Mbikëqyrës dhe Drejtues në ndërmarrje sepse praktika deritanishme ka treguar se në raste të këtilla ndërmarrjet publike gjithmonë punojnë në mënyrë joprofesionale dhe me humbje”, theksoi Besart Durmishi këshilltari i Besës.

Në fillim të seancës kryetari i Këshillit, ⬡⬡⬡⬡ Memeti informoi se të gjithë këshilltarët do të marrin lap top portativë të cilët pas përfundimit të mandatit duhet ta kthejnë. Këshilltarët e pranuan raportin për punë në Stacionit Policor për Siguri të Përgjithshme Tetovë për gjashtë muajt e parë të vitit 2019.

Në pajtim me ndryshimet ligjore në arsim, është konstatuar ndërprerja e mandatit të dy anëtarëve të këshillave të shkollës me propozim të Këshillit si themelues dhe emërim vetëm nga një anëtar. Këshilli i miratoi programet vjetore të të gjitha shkollave komunale për vitin shkollor 2019/2020. as/MEDIAL.mk

Të fundit