Klubi i futbollit Kamjani dhe Shkëndija e Haraçinës në kuadër të përgatitjeve për kampionatin e ri kanë zhvilluar ndeshje kontrolluese. Trajnerët e ekipeve gjatë 90 minutave në lojë kanë inkuadruar të gjithë futbollistët që kanë në disponim
Dje në stadiumin e Kamjanit, ndeshje kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri 2026/2027 në Ligën e parë dhe të dytë kanë zhvilluar klubi i futbollit Kamjani dhe Shkëndija e Haraçinës.
Pas 90 minutave lojë ku dy trajnerët e ekipeve Burhan Emurllai dhe Berat Imeri në lojë kanë inkuadruar të gjithë futbollistë që kanë në disponim.
Ndeshja në fjalë pas 90 minutave loje ka përfunduar me fitoren e haraçinasve 2-1. Pas ndeshjes dy trajnerët e ekipeve Burhan Emurllai i Kamjanit dhe Berat Imeri i Shkëndijës së Haraçinës për TV Koha thanë se janë të kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe në këtë ritëm do të vazhdojnë fazat përgatitore deri në fillim të kampionatit
BURHAN EMURLLAI – Trajner i KF Kamjani
‘’ Edhe pse jemi shkurt me stërvitje , kemi vetëm pesë ditë ndeshja e parë e kontrolluese e një ekip me kualitet super lige si Haraçina . Mendoj se i pamë disa gjëra i kemi më të qarta . Kemi probleme duhet ti përmirësojmë gjatë ndeshjeve tjera. Si ndeshje e parë jemi të kënaqur nga paraqitje e futbollistëve , kemi shumë punë për para. Mirëpo si ndeshje e parë kontrolluese pas një javë jemi ok dhe shpresoj që në të ardhmen të bëjmë më mirë . Është mirë që nuk patëm futbollistë të dëmtuar sot, kështu që pas një dite pushimi nesër, pasnesër vazhdojmë me punë dhe mendojmë që kontrollin e ardhshëm ti përmirësojmë gjërat dita pas dite’’ deklaroi Burhan Emurllai trajner i Kamjanit
BERAT IMERI – Trajner i KF Shkëndija Haraçinë
‘’ Ndeshje kontrolluese ndërmjet dy ekipeve të Kamjanit dhe të Shkëndijës së Haraçinës. Mendoj se e rëndësishme është që lojtarët të mos na lëndohen për arsye se jemi me një fazë ku lojtarët kanë ngarkesë shumë të madhe fizike . Loja shkoi ashtu si duhet ferr dhe korrekte dhe shpresoj që të dy ekipet gjatë këtij sezoni të kenë suksesin të cilin e kanë planifikuar’’ deklaroi Berat Imeri trajner i KF shkëndija Haraçinë
Dy ekipet vazhdojnë fazat përgatitore sipas plan programit të planifikuar, ndërsa Kamjani ndeshjen e radhës kontrolluese do ta zhvillon në stadiumin e tyre me KF Arsimin e Çegranit ne datë 16 korrik.







