30/04/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konfirmohet rasti i 17-të i Kovid-19 në Gjermani, mbi 80.000 të infektuar në tërë botën

(MIA) – Në Gjermani është konfirmuar rasti i 17-të i koronavirusit të ri, ndërsa bëhet fjalë për një njeri nga krahasin Baden-Virtemberg i cili ishte pozitiv pas qëndrimit në Milano, kumtoi Ministria gjermane e Shëndetësisë.

Në kumtesën të publikuar mbrëmë thuhet se burri 25 vjeçar, i cili me siguri është infektuar gjatë kohës së vizitës në Itali, ka kontaktuar me autoritetet, pasi i janë shfaqur simptoma të ngjashme të gripit.

“Ai ishte pozitiv për virusin Kovid-19 dhe do të jetë në izolim në spital”, thuhet në kumtesë.

Në Gjermani deri më tani nuk ka rast të vdekjes nga kjo sëmundje.

Në epideminë e Kovid-19 deri më tani e kanë humbur jetën më shumë se 2.600 njerëz, më së shumti në Kinë, prej ku u përhap në 29 vende tjera.

Numri i rasteve të konfirmuara tejkaloi 80.000 të infektuar.

Gjendja më e rëndë në Evropë është në Itali, ku ka 10 viktima dhe më shumë se 320 të infektuar. fb/

Të fundit