07/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Koronavirusi po ndikon në rënien e çmimit të naftës

Çmimi i naftës së papërpunuar vazhdoi të ulej nën 60 dollarë për fuçi të hënën. Besohet se në këtë rënie është duke ndikuar shqetësimi nga përhapja e virusit vdekjeprurës në Kinë.

Në bursën amerikane, një fuçi nafte u shit për 1.63 dollarë më lirë ose 3 për qind. Ulje të vlerës shënuan edhe tregjet e bursave.

Sidoqoftë, ministri saudit i energjisë, Abdulaziz bin Salman Al-Saud, tha të hënën se organizata OPEC dhe Rusia mund të marrin masa për baraspeshimin e tregut të naftës, pavarësisht ndryshimeve në kërkesa.

Ai gjithashtu tha se Arabia Saudite është duke e përcjellë situatën e virusit në Kinë dhe beson që përhapja e tij do të jetë e kontrollueshme, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

“Tregjet po ndikohen kryesisht nga faktorët psikologjikë dhe pritjet tepër negative nga disa pjesëmarrës, pavarësisht ndikimit shumë të kufizuar të virusit në tregun botëror”, tha ky ministër.

Abdulaziz tha gjithashtu se përhapja e virusit SARS në vitet 2002-2003 nuk kishte ndikuar në zvogëlim të madh të kërkesave për naftë.

Të fundit