03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski dhe Despotovski do ta prezantojnë investimin e parë të huaj në vitin 2024

Në Drejtorinë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI) sot do të prezantohet investimi i parë i huaj për vitin 2024.

Drejtoria me këtë rast organizon brifing me gazetarët, në të cilën, përveç drejtorit Jovan Despotovski, do të jenë të pranishëm edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, si dhe përfaqësues të kompanisë investitore.

Despotovski në intervistën e djeshme për MIA-n tha se bëhet fjalë për një kompani e cila vjen nga një destinacion teknologjik atraktiv nga Azia Juglindore. Kapaciteti do të akomodohet në ZZHTI Shkup 1 sipas projeksioneve, deri në fund të periudhës investuese vetëm për paga janë parashikuar mbi 15 milionë euro në vit.

“Me këtë investim hapet një kapitull krejtësisht i ri për sa i përket llojit dhe cilësisë së investimeve, veçanërisht nga aspekti i pagave të larta dhe punësimit të të rinjve me kualifikime të larta. Kompania ka përfaqësi në disa vende të botës dhe tashmë ka të punësuar kuadro të rinj nga ky vend, por me marrëveshjen e arritur numri do të rritet njëzetfish”, theksoi Despotovski.

Të fundit