Krijuesit e aplikacionit “FaceApp”, që ndryshon fotot e përdoruesve duke i bërët e duken më të vjetër apo të rinj, e pranuan se fotot e upload-uara mund të ruhen në memorie, por këmbëngulin se të dhënat e përdoruesve nuk transferohen në Rusi.
>
Ekspertët e sigurisë thanë më herët se pronaret ruse të FaceApp-it nuk kanë akses në albumin ku ruhen fotot e realizuara nga kamera, megjithatë mund të ruajnë fotot që janë modifikuar.
Prodhuesit e aplikacionit janë përpjekur ti fashisin shqetësimet e privatësisë me pretendimin se i ruajnë fotot e uploaduara në cloud, për arsye `performance dhe trafiku“.
Megjithatë, disa specialistë të sigurisë nuk e përjashtojnë mundësinë që të aksesohen dhe fotot e galerisë pa lejen e individit.
Lideri i pakicës në Senatin Amerikan, Chuck Schumer, kërkoi që “FaceApp” të hetohet.
Schumer tha se është “thellësisht shqetësuese” që të dhënat personale të qytetarëve amerikanë mund t`i shkojnë “një fuqie të huaj armiqësore”.
Kompania krijuese e aplikacionit, i cili mund të shkarkohet në telefon smart, e ka bazën në Shën Peterburg të Rusisë. Ajo pretendon se shumica e fotografive fshihen nga serverët e vet brenda 48 orësh nga data e shkarkimit.
Top Channel